×
Friday, March 28, 2025

Shërimi i dy pacientëve/ Soreca: Me sakrificë, profesionalizëm dhe përkushtim COVID-19 mund të mposhtet

March 21, 2020


Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca reagoi pas lajmit se dy pacientë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri janë shëruar.

“Ky është një lajm i shkëlqyer! Urime të gjithë ekipit të doktorëve dhe infermierëve shqiptarë që e bënë këtë realitet”, tha Soreca.

“Kjo konfirmon që me sakrificë, profesionalizëm dhe përkushtim  COVID-19 mund të mposhtet. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë luftë.”, ishte mezahi i ambasadorit Soreca, i cili shpërndau lajmin e dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu se dy pacientë të prekur nga koronavrisui në Shqipëri janë shëruar.

“Lajm i mirë Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak më parë Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. RESPEKT për ekipin e spitalit infektiv”, u shpreh Ministrja Manastirliu në postimin e saj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments