×
E mërkurë, 25 Nëntor, 2020

Shënohen mbi 2.5 milionë raste me COVID-19 në Europë

20 Qershor, 2020

Mbi 2.5 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në Europë, gjysma e të cilave në Rusi, në Britaninë e Madhe, në Spanjë dhe në Itali, sipas të dhënave zyrtare.

Me të paktën 2 500 091 raste, për 192 158 të vdekur, Europa mbetet kontinenti më i prekur nga pandemia e COVID-19, edhe pse në Amerikën Latine sëmundja po progreson shumë shpejt.

Me një total prej 8 680 649 raste me COVID-19 të regjistruara në botë, 459 976 kanë humbur jetën.

Rusia është vendi europian që ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve me 576 952 për  8 002 të vdekur. Britania e Madhe me 301 815 raste dhe 42 461 të vdekur, Spanja me 245 575 dhe 28 315 të vdekur dhe Italia me 238 011 dhe 34 561 të vdekur janë tre vendet europiane që numërojnë zyrtarisht më shumë se 200 000 raste në territorin e tyre.

Ky numër rastesh të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të të kontaminuarve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet e rënda.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për