×
Wednesday, September 28, 2022

Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita

January 25, 2021

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fshatin Drashovicë të Vlorës, ku siç duket nga pamjet ura është shembur plotësisht, duke u bërë kvshtu e pakalueshm për banorët e kësaj zone.

Lidhur me kete ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj.

Permes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti Sinaj deklaron se ky është modeli i punës që ofron opozita!

“Ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë u shemb sot, duke lënë banorët e Drashovicës pa ujë. Kjo vepër e përuruar gjatë qeverisjes vendore të Partisë Demokratike u nda përgjysëm duke ofruar simbolikën e vizionit opozitar për qeverisjen e vendit”, shkruan Sinaj.


Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit.


Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë.


Demokratët kërkojnë investime në rrugë, por rrugët që ndërtuan vetë janë pa standarte si kjo urë e shembur!

Opozita nuk i kursen akuzat ndaj mazhorancës, duke fshehur herë pas herë punët e pambaruara dhe të lëna me probleme!

Por sot kjo urë e dëmtuar plotësisht, që ka lënë banorët pa ujë të pijshëm, nxjerr zbuluar opozitën e cila fshihet pas akuzave.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments