Shefi i IAEA-s udhëton në Kiev mes frikës për situatën ne centralin bërthamor të Zaporizhias
September 2, 2024
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, do të udhëtojë sërish nesër në Kiev.
“Ai do të vizitojë gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhias në juglindje të vendit”, njoftoi IAEA në Vjenë.
Centrali më i madh bërthamor i Evropës është kontrolluar dhe pushtuar nga Rusia që nga viti 2022.
Objekti ka qenë objektiv i sulmeve të përsëritura dhe akteve të sabotimit për të cilat Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën.
Grossi tha në mesin e gushtit se situata e sigurisë po “përkeqësohej”.
Deklarata e tij erdhi pas një shpërthimi në afërsi të centralit, për të cilin ekspertët e IAEA-s besojnë se ishte shkaktuar nga një dron me një ngarkesë shpërthyese.







