SHBA urdhëron evakuimin e pjesshëm të personelit diplomatik në Afganistan
August 13, 2021


SHBA-ja ka urdhëruar një evakuim të pjesshëm të personelit të saj diplomatik nga Afganistani, ndërsa talebanët vazhdojnë sulmin e tyre në kryeqytetet provinciale.
“Në javët e ardhshme, për të lehtësuar këtë reduktim, Departamenti i Mbrojtjes do të vendosë përkohësisht personel shtesë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë shtypi.
“Ne do ta fillojmë këtë reduktim të personelit civil në ditët në vijim”, shtoi Price.
“Nuk është një evakuim i plotë. Tani për tani ambasada mbetet e hapur. Ne do të vazhdojmë të kemi një prani diplomatike në terren”, shpjegoi ai.
Forcat amerikane kanë disa muaj tashmë që po tërhiqen nga vendi i shkatërruar nga lufta
Eunews.al

