×
Wednesday, December 11, 2024

SHBA, Trump shkarkon inspektorin që po hetonte Seretarin e Shtetit, Pompeo

May 16, 2020


Presidenti amerikan, Donald Trump shkarkoi një hetues të qeverisë, i cili kishte hapur një hetim mbi sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi një i zgjedhur demokrat duke theksuar se bëhej fjalë për një akt potencialisht të paligjshëm.

Departamenti i Shtetit konfirmoi shkarkimin e inspektorit të përgjithshëm, pa dhënë asnjë arsye.

Demokrati i zgjedhur Eliot Engel, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, deklaroi se kishte mësuar se Linick kishte hapur një hetim për Pompeon.

“Fakti që Linick u pushua nga puna në mes të një hetimi të tillë sugjeron fuqimisht se ky është një veprim i paligjshëm hakmarrës”, shtoi Engel.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments