SHBA, Trump refuzon planin e rimëkëmbjes të Kongresit



Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi poshtë planin e rimëkëmbjes prej rreth 900 miliardë dollarësh, të miratuar nga Kongresi duke e cilësuar si turp dhe duke kërkuar rritjen e shumës së çeqeve të dërguara për familjet.
“I kërkoj Kongresit të ndryshojë këtë projektligj dhe të rrisë ndihmën qesharake prej 600 dollarësh në 2 000 ose 4 000 dollarë për një çift. I kërkoj gjithashtu Kongresit të heqë elementë të panevojshëm dhe të kushtueshëm të këtij ligji”, kërkoi ai në një video të postuar në Twitter.
Plani u miratuar nga parlamentarët amerikanë pas disa muajve bllokim nuk mund të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e presidentit.
Sidoqoftë, pa thënë shprehimisht se ai nuk do ta nënshkruante atë, miliarderi amerikan kërkon që t’i dërgohet një projektligj i ndryshuar i përshtatshëm, përndryshe mund të varet nga administrata e ardhshme për të miratuar një plan rimëkëmbjeje.
Përveç dërgimit çeqeve për familjet më të rrezikuara, me shumën që konsiderohet e pamjaftueshme nga Donald Trump, plani i miratuar të hënën nga Kongresi parashikon në veçanti ndihmë për bizneset e vogla dhe shkollat, përfitime shtesë të papunësisë prej 300 dollarësh në javë ose ndihmë për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kundër COVID-19.
Eunews.al

