×
Thursday, March 27, 2025

SHBA, Trump humb mbështetjen e 3 figurave të njohura të Republikanëve

June 7, 2020


Ish-presidenti amerikan, George W. Bush dhe ish-sekretari dhe ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell, janë bërë dy figura të rëndësishme republikane që nuk do të mbështesin Donald Trump për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu sipas gazetës së njohur amerikane dhe senatori, Mitt Romney nuk do ta mbështesë Presidentin Trump.

Votë kundër Trump të ish-presidentit Bush e ka raportuar gazeta “New York Times” duke iu referuar burimeve. Presidenti i 43-të në SHBA, pritet të shprehë publikisht qëndrimin dhe sipas zëdhënësit ende  nuk ka vendosur se cilin prej kandidatëve do të mbështesë në zgjedhjet e nëntorit 2020.

Ndërsa Powell ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Joe Biden. Duke folur pr CNN, ish-Sekretari i Shtetit ka theksuar se, Trump është i rrezikshëm për SHBA.

“Ne kemi një kushtetutë. Ajo duhet ndjekur. Presidenti e ka anashkaluar atë. Ne nuk jemi një vend vetëm me President, kemi Kongresin, kemi Gjykatën e Lartë, por mbi të gjitha kemi popullin e SHBA. Nuk kam votuar për të në 2016”, është shprehur Powell.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments