×
Monday, January 13, 2025

SHBA, stuhitë e dëborës anulojnë mijëra fluturime

March 14, 2021


Në kryeqytetin e shtetit Kolorado, Denver, në SHBA nuk janë kryer më shumë se 2 000 fluturime për shkak të stuhive intensive të dëborës.

Në aeroportin ndërkombëtar të Denverit për shkak të ndikimit të stuhivë të dëborës dje janë anuluar rreth 750 fluturime, ndërsa sot rreth 1 300 të tilla.

Departamenti i Transportit në Kolorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të dëborës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments