×
Tuesday, December 6, 2022

SHBA shpall “non grata” ish-prokuroren në Bosnje e Hercegovinë

September 26, 2022

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur “non grata” Diana Kajmakovic, një prokurore shtetërore në Prokurorinë e Shtetit të Bosnjë-Hercegovinës (BiH).

Ajo akuzohet nga ShBA-të si përgjegjëse ose bashkëpunëtore, ose e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, si dhe për përgjegjës për, bashkëpunëtor ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.

SHBA bën me dije se “abuzimi i saj me pozitën e saj si prokurore shtetërore për të ndihmuar kriminelët, përfshirë trafikantët e drogës, në shmangien e drejtësisë.”

ShBA pohon se ajo është pjesë e korrupsionit endemik në institucionet publike të BiH dhe përfaqësuese e një sistemi në të cilin njerëzit në pushtet vënë përfitimin e tyre personal dhe politik përpara nevojave të qytetarëve.

Programi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor synon individë dhe entitete që minojnë ose kërcënojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës të krijuara si pjesë e paqes së fituar me vështirësi dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.



Comments are closed.