×
Monday, January 13, 2025

SHBA, shkon në mbi 502 mijë numri i viktimave nga COVID-19

February 18, 2021


Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 502.555, prej të cilëve 2.517 kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 70.072, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.454.533.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,5 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 340,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,49 milionë raste të konfirmuara dhe 47.916 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,95 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,97 milionë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments