×
Thursday, July 25, 2024

SHBA rinis vaksinimin me Johnson & Johnson

April 24, 2021


Rregullatorët shëndetësorë në SHBA ka vendosur që të heqë pezullimin 11 ditor për vaksinën kundër Covid-19 Johnson & Johnson (J&J), por do të shtojë një etiketë paralajmëruese rreth potencialit për mpiksje të rralla të gjakut, raporton BBC.

Vaksina do të mund të përdoret për personat mbi 18 vjec dhe sipas këtij vendimi, të paktën 10 milionë doza të vaksinës J&J, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Holandë, mund të aplikohen menjëherë në SHBA.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më parë miratoi rifillimin e aplikimit të kësaj vaksine në SHBA.

Këtë javë, rregullatori i barnave në Evropë gjithashtu përfundoi kufizimet për vaksinën J&J.

Rregullatorët evropianë këtë muaj gjithashtu zbuluan lidhjen e mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca, por zbuluan gjithashtu se përfitimet e ilaçit tejkalonin çdo rrezik.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments