×
Sunday, September 19, 2021

SHBA reagon pas Berishës: Ne do të përdorim të gjitha instrumentet për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

August 5, 2021

Dy orë pas konferencës për shtyp të Sali Berishës, ku akuzoi Shtetet e Bashkuara se po e sulmojnë politkisht, ka ardhur edhe reagimi i Uashingtonit.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për RTSH shkruan se:

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:

Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”.

Kujtojmë se që prej shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA, Sali Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj presidencës së Joe Biden. Ai ka paditur sekretarin Blinken për shpifje, teksa ambasadoren amerikane Yuri Kim e sulmon sa herë që i jepet rasti, herë si albanofobe dhe herë si guvernatore…

Eunews.al

Comments are closed.