×
Friday, October 22, 2021

“SHBA po punon ngushtë me qeverinë shqiptare”, ambasadorja Yuri Kim: Nuk e kemi ende numrin e saktë të afganëve që do strehohen në Shqipëri

August 17, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sot se SHBA-të po punojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadorja Kim i ka shprehur mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën në këtë rast dhe tha shtetasit afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

E pyetur për numrin e tyre, ajo deklaroi se nuk e ka ende numrin konkret të afganëve që do të vijnë në Shqipëri.
“Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm.
I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja Kim.

Eunews.al

Comments are closed.