×
Sunday, June 4, 2023

SHBA, Pelosi mbështet publikisht Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë

April 27, 2020



Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës amerikane të Përfaqësuesve mbështeti sot kandidaturën e Joe Biden, duke u bërë kështu demokratja e  fundit që mbështet zyrtarisht ish-zëvendëspresidentin në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në një mesazh video, Pelosi tha se Biden do të ishte një “president i jashtëzakonshëm”, i cili “do të dinte si ta bënte punën”.

“Ndërsa ne përballemi me koronavirus, Joe ka qenë një zë i arsyeshëm dhe rezistent me ide të qarta për të na nxjerrë nga kjo krizë”, tha ajo.

”Biden është personifikim i shpresës dhe guximit, i vlerave, origjinalitetit dhe integritetit”, theksoi ajo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments