×
Monday, January 13, 2025

“SHBA nuk mbështesin ndonjë kandidat apo parti të veçantë, por të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin përmes votës”

April 14, 2021


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot ndaj komentit të analistit Artur Zheji në lidhje me deklaratat e saj të dhëna në një intervistë televizive një natë më parë.

“Kjo nuk është ajo që unë thashë/nënkuptoja”, deklaroi ambasadorja Kim, duke sjellë fjalët e saj të sakta.

Ndërsa ka shpërndarë një emision, Kim kritikon gazetarët Artur Zheji dhe Klodiana Lala për deformim të fjalës së saj në emisionin e Ola Brukos.

“SHBA nuk mbështesin ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota apo duke intimiduar votuesit”, u shpreh Kim.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments