×
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

SHBA, Nju Jorku rihap dyqanet dhe zyrat

22 Qershor, 2020

Qyteti i Nju Jorkut hyn sot në fazën e dytë të rihapjes së tij pas koronavirusit, një hap ky më i zgjeruar drejt normalitetit, ndërsa nis rimëkëmbjen nga shpërthimi më vdekjeprurës i sëmundjes në vend.

“Faza e parë ishte një përpjekje e madhe, por faza e dytë është me të vërtetë një hap gjigant për këtë qytet. Këtu zhvillohet shumica e ekonomisë sonë”, tha kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio, në një konferencë për shtyp, duke aluduar në veçanti industrinë e restoranteve.

Ai tha se deri në 300 000 priten të kthehen në punët e tyre në fazën e dytë të planit të rihapjes me katër faza, e cila vjen dy javë pasi qyteti nisi lehtësimin e masave të kufizimit.

Megjithatë, shumë kompani kanë zgjedhur ta zgjasin punën nga distanca.

Njerëzit mund të darkojnë në restorante, edhe pse vetëm jashtë, si edhe të shkojnë në parukeri.

Teatrot dhe muzetë e Nju Jorkut në Broadway është vendosur të qëndrojnë të mbyllura deri në fazën e katërt dhe të fundit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për