×
Sunday, January 24, 2021

SHBA konfirmon sigurinë e vaksinës Pfizer/BioNTech

December 9, 2020

Rregullatorët amerikanë konfirmuan se vaksina kundër sëmundjes COVID-19, e krijuar nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech, është 95 për qind efektive.

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave tha se nuk ka shqetësime për sigurinë që do ta pengonin miratimin e vaksinës.

Ajo nuk e ka miratuar ende vaksinën, por publikoi një dokument që deklaron se të dhënat e testimeve janë “në përputhje” me rekomandimet e paraqitura në udhëzimet për përdorimin emergjent të vaksinës.

Kjo administratë do të mblidhet të enjten për të marrë vendimin përfundimtar.

Mbretëria e Bashkuar ka nisur të martën vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Rregullatori britanik, MHRA, e ka miratuar përdorimin e vaksinës javën e kaluar.

Njerëzit që do të vaksinohen, do të duhet të marrin dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi ka prekur afro 68 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.5 milion kanë vdekur dhe mbi 43.7 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave, ndërsa Mbretëria e Bashkuar prin me numër të viktimave në Evropë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për