×
Thursday, April 18, 2024

SHBA-ja shqyrton dërgimin e tankeve luftarake “Abrams” në Ukrainë

January 24, 2023


Administrata amerikane po shqyrton furnizimin me tanke luftarake “Abrams” në Ukrainë, sipas “The Wall Street Journal”.

“Administrata e Biden po priret drejt dërgimit të një numri të konsiderueshëm tankesh “Abrams M1” në Ukrainë dhe një njoftim për dërgesat mund të vijë këtë javë”, thanë zyrtarët.

“Njoftimi do të ishte pjesë e një mirëkuptimi më të gjerë diplomatik me Gjermaninë, në të cilin Berlini do të pranonte të dërgonte një numër më të vogël të tankeve të tij “Leopard 2” dhe gjithashtu do të miratonte dorëzimin e më shumë tankeve të prodhimit gjerman nga Polonia dhe vendet e tjera”, thuhet në raport



Comments are closed.