×
Tuesday, June 6, 2023

SHBA-ja sanksionon kompanitë që mbështesin programet e armëve të Iranit

March 22, 2023



SHBA-ja vendosi sanksione të reja ndaj disa kompanive dhe individëve për mbështetjen e prokurimit të materialeve nga Irani për programet e tij të armëve.

Katër kompanitë dhe tre individët e shënjestruar në njoftimin e së martës janë të vendosura në Iran dhe Turqi.

“Pajisjet përfshijnë motorë me origjinë evropiane të mjeteve ajrore pa pilot (UAV) në mbështetje të UAV-ve dhe programeve të armëve të Iranit”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Thesarit.

“Përhapja e mirëdokumentuar e Iranit e UAV-ve dhe armëve konvencionale për përfaqësuesit e tij vazhdon të minojë sigurinë rajonale dhe stabilitetin global”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E Nelson.

Ndikimi i SHBA-së mbi të gjithë sistemin financiar global e bën më të vështirë për kompanitë e sanksionuara të kryejnë biznes ndërkombëtar



Comments are closed.