×
Wednesday, August 10, 2022

SHBA-ja përsërit mbështetjen për një Bjellorusi më demokratike

August 7, 2021

Në dhjetor të vitit 2020, Fisher është betuar si ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008 , por, për shkak të mosmarrëveshjes me lidershipit në Bjellorusi, ajo nuk e ka marrë postin e saj në Minsk.

Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi u mbajtën në gusht të vitit 2020. Alyaksandr Lukashenka pretendon se i ka fituar ato, mirëpo opozita dhe aktivistët i kanë kundërshtuar duke thënë se procesi ishte i manipuluar.

Që nga ajo kohë vendi është përballur me protesta të cilat janë shtypur nga ana e forcave të sigurisë.

Autoritetet bjelloruse kanë dëbuar ose burgosur me forcë udhëheqësit e opozitës, kanë arrestuar dhjetëra mijëra njerëz, si dhe kanë vënë në shënjestër dhjetëra organizata joqeveritare.

Vendet perëndimore kanë kundërshtuar ta njohin Lukashenkan si fitues të zgjedhjeve duke vendosur raunde të shumta sanksionesh për të bërë presion ndaj regjimit të tij që të ndalë goditjen ndaj kundërshtarëve, për të biseduar me opozitën dhe për të siguruar zgjedhje të reja të pavarura.

Udhëheqësja e opozitës në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila e konsideron veten fituese të zgjedhjeve, u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë muajin e kaluar në një vizitë në Uashington, të cilën Fisher e quajti “historike”.

“Ne biseduam për mënyrat se si Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në Evropë mund t’i mbështesin më së miri ata që kërkojnë sundimin e ligjit dhe një Bjellorusi më demokratike”, tha ajo.

Fisher shtoi, se situata në Bjellorusi është midis “popullit të Bjellorusisë dhe një diktatori”.

Lukashenka po e sundon Bjellorusinë me një grusht të hekurt për 27 vjet. Ai ka akuzuar vendet perëndimore për komplot për të përmbysur qeverinë e tij.

Eunews.al



Comments are closed.