×
Thursday, January 15, 2026

SHBA-ja dhe Ukraina rifillojnë bisedimet në Berlin për planin e paqes

December 13, 2025


Këshilltarët e politikës së jashtme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina, Gjermania dhe vende të tjera do të rifillojnë bisedimet mbi planin e paqes në Ukrainë, sot në Berlin, sipas burimeve qeveritare.

Uashingtoni tha më herët se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtonte sot në Berlin. Ora dhe vendi i bisedimeve që do të zhvillohen sot nuk janë bërë ende të ditura.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz do të takohet nesër në mbrëmjeme presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer pritet gjithashtu të marrin pjesë në takim. Mbetet e paqartë nëse përfaqësuesit e SHBA-së do të marrin pjesë në takimin me kancelarin gjerman, Merz.

“Nesër në mëngjes, Zelensky pritet të zhvillojë bisedime të ndara dypalëshe ekonomike me Merz”, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Kornelius.

Që nga nëntori, kur u bë publik propozimi i SHBA-së – që përshkruante një marrëveshje kornizë të mundshme për përfundimin e luftës, janë zhvilluar disa raunde bisedimesh midis Uashingtonit, Kievit dhe partnerëve evropianë, me ndryshime dhe kundërpropozime të pikave të planit të paqes. 




Comments are closed.