SHBA: Gjykata rrëzon paditë e qeverisë ndaj rrjetit social Facebook

29 Jun 2021 10:10
Shpërndaje:

Një gjykatës federal hodhi poshtë të hënën paditë anti-monopol të ngritura kundër kompanisë Facebook nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të shteteve amerikane, duke u dhënë kështu një goditje të konsiderueshme përpjekjeve të rregullatorëve për të frenuar gjigandët e teknologjisë.

Gjykatësi James Boasberg vendosi të hënën se paditë gjyqësore ishin “ligjërisht të pamjaftueshme” dhe se nuk ofronin prova të mjaftueshme për të vërtetuar se Facebook-u është një monopol. Vendimi hedh poshtë ankesën, por jo vetë çështjen, që do të thotë se FTC-ja mund të paraqesë një tjetër ankesë.

“Këto akuza – të cilat as nuk sigurojnë një shifër apo një vlerësim aktual të përqindjes së aksioneve të Facebook-ut për asnjë moment gjatë dhjetë viteve të fundit – përfundimisht nuk arrijnë të vërtetojnë se Facebook-u kontrollon tregun”, tha ai.

Reklamë Ola
Logoja e kompanisë Whatsapp
Logoja e kompanisë Whatsapp

Qeveria amerikane dhe 48 shtete dhe distrikte paditën kompaninë Facebook në dhjetor 2020, duke akuzuar gjigandin e teknologjisë për abuzim me fuqinë e tij të tregut në rrjetet sociale për të shtypur konkurrentët më të vegjël dhe duke kërkuar mjete juridike që mund të përfshinin blerjen e shërbimeve të mesazheve Instagram dhe WhatsApp.

Instagram
Instagram

FTC-ja pretendon se kompania Facebook ishte përfshirë në një “strategji sistematike” për të eliminuar konkurrencën e saj, përfshirë edhe blerjen e rivalëve më të vegjël por në rritje, si Instagram-i në 2012 dhe WhatsApp-i në 2014. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James tha kur paraqiti padinë se Facebook “përdori fuqinë e monopolit të saj për të shtypur rivalët më të vegjël dhe për të shkatërruar konkurrencën, të gjitha në kurriz të përdoruesve të përditshëm”.

Reklamë InterMedika

Gjykatësi Boasberg hodhi poshtë edhe padinë e bërë nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve amerikane.

Eunews.al