×
Thursday, January 22, 2026

SHBA edhe 255 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

July 12, 2024


Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një paketë të re shtesë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 255 milionë dollarë për të ndihmuar vendin të luftojë pushtimin e vazhdueshëm rus.

Sipas Pentagonit ”paketa e re përfshin, sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, raketat kundërajrore NASAMS, raketahedhës të shumëfishtë HIMARS si dhe municione artilerie 155 dhe 105 milimetra”.

Armët do të furnizohen nga rezervat ekzistuese të ushtrisë amerikane.

Pak para njoftimit, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan për bisedime në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington.

SHBA dhe shtetet e tjera të NATO-s i kishin premtuar Ukrainës ndihmë të re të gjerë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse në fillim të samitit.

Sipas Pentagonit, SHBA i kanë ofruar Kievit më shumë se 53,7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit në shkurt 2022.




Comments are closed.