SHBA dhe Rusia të gatshme të zgjerojnë traktatin “New Start”
October 20, 2020



SHBA-ja dhe Rusia iu afruan më shumë sot arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e traktatit të kontrollit të armëve bërthamore, “New Start”, midis dy fuqive, pasi Uashingtoni iu përgjigj pozitivisht një oferte të bërë nga Moska.
Pak më herët, Ministria e Jashtme ruse ofroi të mos e rrisë numrin e saj të kokat bërthamore, nëse SHBA-ja bie dakord për të njëjtën gjë.
“SHBA e vlerëson ofertën dhe është e gatshme për një takim të menjëhershëm për përfundimin e një marrëveshjeje të verifikueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.
Traktati “New Start” do të skadojë për katër muaj.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments