SHBA dhe Izraeli përshëndesin vendimin e gjermanisë për Hezbollahun
Gjermania ka ndalur aktivitetet e grupit militant të Libanit, Hezbollah në tokën e saj dhe e ka shpallur atë grup terrorist, hap i cili është përshëndetur nga rivalët e Iranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
“Minisitri i Brendshëm Horst Seehofer ka ndaluar aktivitetin e organizatës terroriste shiite Hezbollah në Gjermani”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Steve Alter.
Ky njoftim ka ardhur pasi policia gjermane ka kryer bastisje në orët e para të mëngjesit në Rhine-Westphalia, Bremen dhe Berlin për të ndalur pjesëtarët e dyshuar të këtij grupi.
Gjermania edhe më parë ka bërë dallimin në mes të krahut politik të Hezbollahut dhe njësive të saj ushtarake, të cilat kanë luftuar bashkë me ushtrinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad në Siri.
Hezbollahu tashmë është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Izaraeli.
Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka mirëpritur këtë hap dhe u ka bërë thirrje edhe shteteve tjera evropiane që të veprojnë njëjtë.
Deklarata e Grenellit është përkrahur edhe nga Izraeli, i cili po ashtu u ka bërë thirrje shteteve të Evropës të ndjekin shembullin e Berlinit.
Eunews.alSHBA-ja dhe Izraeli përshëndesin vendimin gjerman për Hezbollahun