×
Sunday, September 26, 2021

SHBA çmim vlerësimi për drejtorin e Antiterrorizmit në Policinë e Shtetit

August 18, 2021

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dorëzoi dje një çmim vlerësimi për Gledis Nanon, drejtor i antiterrorizmit në Policinë e Shtetit.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada e SHBA-së në Tiranë e cila njofton se “çmimi e vlerësoi  Nanon për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global”.

Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit.

Eunews.al

Comments are closed.