Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 20.000 doza vaksina Sputnik V
Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V dhe pritet që në ditët në vijim të dhurojë edhe një sasi të ngjashme.
“Vaksina Sputnik është më specifike. Pas hapjes, brenda dy orëve duhet të aplikohet nga një ampulë mund të nxirren 10 doza. Bazuar në këtë, mendojmë se është ideale të jepet në një vend, dhe me këtë do të fillojë vaksinimi në Boris Trajkovski. Do të organizohet me caktim të terminëve dhe do të përfshijnë të punësuarit në MPB, ushtri, Prokurori, gjykata, gazetarët, edukatoret e çerdheve, shoferët e autobusëve publik. Të gjithë ato që janë të rrezikuar dhe në moshë më të madhe- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkohë sipas kryeministrit Zoran Zaev, këto vaksina do të jenë të mjaftueshme që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit që ka vazhduar me vaksinat nga mekanizmi i Covax.
Në vend priten dozat e tjera të porositura nga Kina, nga Pfizer, dozat e tjera nga sistemi Covax.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur rreth 35 mijë vaksina të ndryshme. 24 mijë nga sistemi Covax të llojit AstraZeneka, 3 mijë vaksina Sputnik V dhe 8 mijë vaksina të Pfizer nga Serbia.
Eunews.al