×
Sunday, May 18, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO: Skena tronditëse në Uashington, rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet

January 7, 2021


Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka mbajtur qëndrim lidhur me kaosin nga protestuesit në godinën Capitol në Uashington DC të SHBA.

Sipas Stoltenberg skenat janë tronditëse teksa kërkon që rezultati i zgjedhjeve demokratike amerikane duhet të respektohet.

Protestuesit që sot vërshuan brenda Kongresit të SHBA ishin mbështetës të Trump që nuk lejuan certifikimin e Joe Biden si fitues të zgjedhjeve dhe President të ardhshëm.

‘’Skena tronditëse në Washington, D.C. rezultati i zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet.’’- shkruan Stoltenberg.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments