×
Wednesday, March 22, 2023

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Austin tur vizitash në Europë

April 9, 2021




Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojë Gjermaninë javën e ardhshme si pjesë e një turneu që do ta çojë atë gjithashtu në Izrael, Britaninë e Madhe dhe në selinë e NATO-s në Belgjikë.

Austin do të jetë i pari nga kabineti i presidentit të SHBA Joe Biden që do të udhëtojë në Gjermani.

”Austin do të takohet me ministren e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe këshilltarin e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë Jan Hecker”, tha Pentagoni në një deklaratë.

”Bisedimet kanë për qëllim forcimin e vlerës që SHBA i japin marrëdhënieve dypalëshe të mbrojtjes me një prej aleatëve tanë më të ngushtë të NATO-s”, tha Pentagoni.

Administrata e ish-presidentit Donald Trump kishte përshkruar planet për tërheqjen e disa prej trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, por projekti u pezullua nga Biden.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments