×
Friday, October 11, 2024

Scholz: Një sistem modern i mbrojtjes ajrore do të dërgohet në Ukrainë

June 1, 2022


Gjermania do të dërgojë një sistem modern të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, së bashku me një gjurmues radarësh që mund të zbulojë artilerinë, deklaroi sot kancelari, Olaf Scholz në Bundestag.

Gjermania ka planifikuar të dorëzojë katër raketahedhëse të shumëfishta në Ukrainë nga stoqet e Bundeswehr, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës, sipas burimeve qeveritare.

SHBA-ja do të trajnojë ushtarët ukrainas për të përdorur këto sisteme.

“Qëllimi i qeverisë gjermane është të sigurojë që presidenti rus Vladimir Putin të mos fitojë luftën që ai nisi në Ukrainë”, tha Scholz gjatë një debati për buxhetin.

“Qëllimi ynë është që Ukraina të jetë në gjendje të mbrohet dhe të ketë sukses”, shtoi ai.

Berlini po dërgon sistemin antiraketë dhe sistemin e radarit të paralajmërimit të hershëm pasi Scholz është përballur me kritika të shumta brenda dhe jashtë vendit për vonesën për t’i siguruar Ukrainës armatimin e rëndë që i nevojiten për të zmbrapsur sulmet e vazhdueshme të Rusisë.




Comments are closed.