×
Thursday, January 15, 2026

Scholz: Momentin për një tryezë paqeje me Rusinë e vendos vetëm Kievi

June 11, 2024


– Për të pasur akses në negociatat e paqes, Putinit do t’i duhej të ishte i gatshëm që të tërhiqte fillimisht trupat, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp me liderin ukrainas, Zelensky.

”Konferenca në Zvicër mund të jetë një mënyrë për të filluar një proces në të cilin edhe Putini do të hyjë një ditë, por kur kushtet të jenë pjekur”, shtoi Scholz.

”Se kur do të piqen këto kushte për paqe këtë gjë e vendos vetëm Ukraina”, shtoi ai.

”Gjermania do të mbetet mbështetësja më e madhe e Kievit, pavarësisht përparimit të ekstremit të djathtë në zgjedhjet evropiane”, tha kancelari.




Comments are closed.