Scholz: Harris politikane me përvojë dhe kompetente
Pas tërheqjes së presidentit amerikan, Joe Biden nga gara presidenciale, kancelari gjerman Olaf Scholz vlerësoi zëvendësuesen e tij të mundshme, zëvendëspresidenten Kamala Harris duke e quajtur atë një “politikane me përvojë dhe kompetente”.
”Harris do të ishte qartazi në favor të vazhdimit të bashkëpunimit transatlantik që tani është zhvilluar kaq mirë”, thekoi Scholz.
“Dhe, nëse e kuptoj saktë Harris është gjithashtu në favor për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një vend që të zhvillohemi të gjithë së bashku”, theksoi ai.
”Gjermania do të përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me çdo qeveri amerikane”, theksoi Scholz, duke shtuar se ”nuk i takon atij të vendosë se cilën do ta zgjedhë populli amerikan”.
Harris, 59 vjeç, arriti të grumbullojë mjaft vota nga delegatët për t’u nominuar si kandidatja presidenciale e demokratëve për zgjedhjet e 5 nëntorit, megjithëse është e paqartë nëse ajo do të jetë në gjendje të mundë rivalin republikan, Donald Trump.







