Scholz: Gjermania dhe NATO-ja nuk do të sulmojnë ushtarakisht
March 2, 2022
Gjermania nuk do të ndërhyjë në këtë konflikt dhe kjo vlen edhe për NATO-n, deklaroi sot zëdhënësi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, në një konferencë për shtyp.
”Është e qartë se ne mbështesim popullin ukrainas me sanksione dhe masa ekonomike (kundër Rusisë – shën. i përkth), por Gjermania dhe Evropa nuk do të sulmojnë ushtarakisht”, theksoi ai.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka të nevojshme për të ndryshuar situatën. Ne duhet të ndalojmë të gjitha sulmet ndaj popullatës civile dhe infrastrukturës civile”, tha ndërkohë vetë kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Izrael.
”Ne duhet të ofrojmë një mundësi të madhe për diplomacinë për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, theksoi kancelari.
Eunews.al







