×
Thursday, October 6, 2022

Scholz: Do ta mirëprisja Schroderin si ndërmjetës me Rusinë

August 11, 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi sot se do ta mirëpriste faktin nëse ish-kancelari, Gerhard Schroder do të vepronte si ndërmjetës me Rusinë në lidhje me një mosmarrëveshje mbi furnizimet e reduktuara të gazit.

”Do të ishte e lavdërueshme nëse Schroder do të fliste me Moskën për një turbinë të riparuar që ndodhet aktualisht në Gjermaninë Perëndimore, që është cituar nga autoritetet ruse si arsyeja e vendimit të saj për të penguar rrjedhat e gazit përmes tubacionit ‘Nord Stream 1”, deklaroi Scholz.

Scholz zhvilloi konferencën e tij të parë për shtyp të verës, që nga marrja e detyrës, vitin e kaluar.

Schroder, në detyrë midis viteve 1998 dhe 2005, është kritikuar prej vitesh për përfshirjen e tij me kompanitë shtetërore ruse dhe konsiderohet një mik i ngushtë personal i presidentit rus Vladimir Putin.

Presioni ndaj Shroderit për t’u distancuar nga Putini u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt.

Në maj, Schroder më në fund njoftoi se do të largohej nga bordi mbikëqyrës i gjigantit rus të energjisë ”Rosneft”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë një nominim për një pozicion të bordit mbikëqyrës në ”Gazprom”.

Por, në një intervistë të fundit me transmetuesin privat RTL/ntv, Schroder edhe një herë refuzoi të distancohej nga Putini.

Ai mbështeti gjithashtu vënien në funksion të tubacionit të diskutueshëm ”Nord Stream 2” të detit Baltik, i cili u pezullua pas pushtimit rus.



Comments are closed.