×
Friday, December 3, 2021

Sassoli: Të veprohet sa më shpejt për mënjanimin e tragjedive si ajo e La Manshit

November 25, 2021

Dje, të paktën 27 persona u mbytën në Ngushticën e La Manshit dhe sot vajtojmë viktimat, por ne gjithashtu duhet të veprojmë për të siguruar që kjo nuk mund të ndodhë përsëri, shkroi në Twitter presidenti i Parlamenti Evropian David Sassoli, duke iu referuar mbytjes së një varke, ku 27 emigrantë humbën jetën.

Sipas burimeve të cituara nga BFM TV, 27 persona kanë vdekur pas fundosjes së një varke me emigrantë në brigjet e Kalesë, në La Mansh, në përpjekje për të arritur brigjet britanike.

Kryeministri francez, Jean Castex foli për ”një tragjedi”.

Sipas një burimi të njohur me çështjen, rreth 50 persona ishin në bordin e varkës së nisur nga qyteti fqinj i Dunkirkut.

Eunews.al

Comments are closed.