Sassoli: Qytetarët presin që BE të tregojë më shumë solidaritet për Fondin e Rimëkëmbjes
Qytetarët europianë presin që BE të tregojë më shumë solidaritet dhe të ndërmarrë më shumë veprime për të nxitur rimëkëmbjen, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Ai komentoi rezultatet e sondazhit të “Eurobarometer”, të publikuara sot, disa ditë para samitit të liderëve të BE-së për fondin e rimëkëmbjes dhe buxhetin e ardhshëm europian.
“Rreth 56% e europianëve mbështesnin nevojën e një buxheti europian më të gjerë për t’i bërë ballë impaktit të pazakontë që pandemia ka pasur në ekonominë dhe shoqërinë tonë”, theksoi Sassoli.
“Në kontekstin e negociatave aktuale për buxhetin e BE-së, Parlamenti Europian mbështet qytetarët në kërkesën e tyre për një Union më efektiv dhe ambicioz”, nënvizoi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Eunews.al