×
Tuesday, December 6, 2022

Sarrazin në Tiranë: Gjermania në krah të Shqipërisë në këtë proces reformash

September 27, 2022

I Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke vizituar aktualisht Tiranën për të zhvilluar biseda politike si dhe për të marrë pjesë në Tirana Connectivity Forum.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila njofton axhendën e zyrtarit të lartë gjerman në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite ai do të takojë Kryeministrin Edi Rama, Kyetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Kryenegociatoren për përmbushjen e kritereve të BE-së, Majlinda Dhuka, të Dërguarit e Posaçëm të Greqisë dhe Holandës, si dhe drejtuesit e Rrjetit Rinor RYCO dhe partnerë të tjerë kontakti në sektorë të politikës dhe shoqërisë civile.

Në qendër të bisedave do të jenë tema të tilla si mundësitë për rininë, reforma në drejtësi dhe mjedisi.

Në nisje të vizitës Sarrazin u shpreh se “më në fund të gjitha pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian u hoqën. Kjo mori shumë kohë, çka është një arsye më shumë për t’u gëzuar. Shqipëria është në mes të Evropës dhe Qeveria Federale e mbështet në shumë fusha rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Por njëkohësisht ky është momenti kur nis një periudhë pune e vështirë dhe hapash të guximshëm e hera-herës të dhimbshëm”.

“Në sektorët e reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe fuqizimit të strukturave shtetërore transparente Shqipëria e ka vetë në dorë ritmin e reformave, pra, nëse do të ecet përpara në këtë rrugë dhe sa shpejt. Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë si partner i besueshëm në këtë proces reformash”, tha ai.

I Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke vizituar aktualisht Tiranën për të zhvilluar biseda politike si dhe për të marrë pjesë në Tirana Connectivity Forum.

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, e cila njofton axhendën e zyrtarit të lartë gjerman në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite ai do të takojë Kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Kryenegociatoren për përmbushjen e kritereve të BE-së, Majlinda Dhuka, të Dërguarit e Posaçëm të Greqisë dhe Holandës, si dhe drejtuesit e Rrjetit Rinor RYCO dhe partnerë të tjerë kontakti në sektorë të politikës dhe shoqërisë civile.

Në qendër të bisedave do të jenë tema të tilla si mundësitë për rininë, reforma në drejtësi dhe mjedisi.

Në nisje të vizitës Sarrazin u shpreh se “më në fund të gjitha pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian u hoqën. Kjo mori shumë kohë, çka është një arsye më shumë për t’u gëzuar. Shqipëria është në mes të Evropës dhe Qeveria Federale e mbështet në shumë fusha rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Por njëkohësisht ky është momenti kur nis një periudhë pune e vështirë dhe hapash të guximshëm e hera-herës të dhimbshëm”.

“Në sektorët e reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe fuqizimit të strukturave shtetërore transparente Shqipëria e ka vetë në dorë ritmin e reformave, pra, nëse do të ecet përpara në këtë rrugë dhe sa shpejt. Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë si partner i besueshëm në këtë proces reformash”, tha ai.



Comments are closed.