×
Friday, March 28, 2025

Santorini nuk gjen qetësi, dy tërmete të fortë godasin vendin

February 11, 2025


Dy tërmete me magnitudë 5.3 dhe 5.2 ballë të shkallës Rihter, me një minutë nga njëra-tjetra, kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në brigjet e Santorinit, njoftoi Instituti Gjeodinamik, njoftuan portalet greke.

Tërmetet janë ndjerë në Atikë dhe Kretë. Tërmeti i parë me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 22:15 me epiqendër 15 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti i dytë ka ndodhur në orën 22:16 dhe ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Në një “stuhi” sizmike në Cyclades, tre ditët e fundit janë regjistruar 550 tërmete në zonën detare mes Santorinit, Amorgos dhe Ios, me magnitudë më të madhe se tre ballë të shkallës Rihter, me maksimum 4.9.




Comments are closed.