Sanchez: Situatë shqetësuese nga COVID-19, por nuk parashikoj rimbylljen
September 20, 2020



Nuk mendoj për një riizolim të vendit për shkak të COVID-19, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në një intervistë për ”La Sexta”.
“Unë mendoj se kemi mjetet për të qenë në gjendje të trajtojmë dhe përkulim kurbën e shifrave të COVID-19 dhe ne mund ta bëjmë atë vetëm duke qenë të bashkuar”, theksoi ai.
“Duke parë të dhënat, situata është shqetësuese, sepse në këtë fazë po zbulohen më shumë pacientë asimptomatikë. Sidoqoftë ka më pak vdekshmëri”, tha Sanchez.
“Sistemi është shumë më i përgatitur sesa vala e parë e pandemisë së koronavirusit”, shtoi shefi i qeverisë spanjolle.
Sanchez nxiti qytetarët të vaksinohen kundër gripit në dy javët e para të tetorit.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments