×
Monday, June 14, 2021

San Marino merr dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”

February 26, 2021

Shteti i San Marinos ka marrë dërgesën e parë të vaksinës ruse kundër COVID, ‘Sputnik V’. San Marino nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe gëzon një marrëdhënies historike dhe të privilegjuar me Rusinë.

Sipas autoriteteve kjo është një dritë në fund të tunelit. Pas dy muajsh pritje, zyrtarët e San Marinos thanë se  nuk mund të prisnin më gjatë për programin e shpërndarjes së vaksinave Covax.

Ditën e enjte, u vaksinuan të parët 25 punonjës shëndetësor. Sfida më e madhe e autoriteteve është që të bindin skeptikët për sigurinë e vaksinës ruse, pavarësisht faktit që nuk ka marrë ende miratim nga Agjencia Europiane  e Barnave.

 “Jemi të vetëdijshëm për faktin që njerëzit janë të shqetësuar dhe dyshues. Këtë vendim e morëm në dakordësi të plotë me autoritetet tona shëndetësore, të cilat vlerësuan çdo aspekt të sigurisë shëndetësore. Do të sigurohemi që të informojmë të gjithë shtetasit tanë për çdo paqartësi”, thotë Teodoro lonfernini, ministër i Punës i San Marinos.

about:blank Mjekët dhe infermierët që u vaksinuan, u shprehën se më në fund kanë mundësi të marrin frymë sërish.

“Dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve që pas kaq shumë ditësh pritje, më në fund dozat e para mbërritën”, shprehet Roberto Venturini, doktor.

Ministri i Punës së San Marinos deklaroi se çdo dozë e vaksinës ‘Sputnik V’ i kushton shtetit rreth 10 euro dhe në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe doza të tjera të kësaj vaksine.

San Marino ka firmosur edhe një marrëveshje me qeverinë italiane dhe së shpejti pritet të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’.

“Vonesat janë pasojë e proceduarve të tejzgjatura burokratike dhe për këtë nuk ka asnjë përgjegjësi si qeveria e San Marinos ashtu edhe ajo e Italisë”, shprehet Roberto Ciavatta, ministër i Shëndetësisë në San Marino

Shumë njerëz e shohin ofertën e Rusisë për vaksinat Sputnik V si një mënyrë për të rritur influencën e Kremlinit në Europë. Por në rastin e republikës së vogël të San Marinos, marrëdhëniet diplomatike me Rusinë kanë ekzistuar prej kohesh.

 “Të gjithë e dinë që Republika e San Marinos gëzon marrëdhënie të mira diplomatike me të gjitha shtetet e fuqishme në botë. Kjo është natyra e shtetit tonë. Ne jemi një shtet neutra që ka mbajtur marrëdhënie, diplomatike, politike dhe ekonomike në të gjitha nivelet. Kjo na ka lejuar të kemi marrëdhënie të privilegjuara me shtetet e tjerë”, thotë Teodoro lonfernini, ministër i Punës i San Marinos.

Por në mënyrë që fushata e vaksinimit të jetë efektive, shteti i vogël duhet të sigurohet që dërgesat e vaksinës nga Bashkimi Europian të mbërrijnë në kohë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për