Samiti i Zagrebit/ BE shpreh mbështetjen pa mëdyshje për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor
Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar në fillim të këtij viti, Samiti i BE-Ballkan Perëndimor i Zagrebit u mbajt përmes video konferencës në 6 maj 2020. Udhëheqësit e BE ranë dakord për deklaratën e Zagrebit, me të cilën partnerët e Ballkanit Perëndimor janë rreshtuar.
Edhe pse në mënyrë virtuale një mesazh i rëndësishëm u theksua, Ballkani Perëndimor i përket familjes Evropiane dhe siç theksoi Von der Leyen ‘nuk ka diskutim në lidhje me këtë’ gjatë Konferencës për shtyp të mbajtur mbas Samitit të Zagrebit ku kishte rreth 35 pjesëmarrës.
Ndonëse axhenda fillestare e fillimit të 2020 i këtij Samiti ishte e parashikuar në lidhje me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ky Samit kishte në qendër të saj edhe çështjen e COVID-19 dhe pasojat socio-ekonomike të pandemisë.
Ashtu si edhe Presidenti i Këshillit Charles Michael, edhe Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen theksoi se nuk do të ketë tolerime në lidhje me respektimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për qeverisjen e mirë, respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ursula Von der Leyen gjatë fjalës së saj mbas Samitit të Zagrebit theksoi rëndësinë e simbolikës së Presidencës së Zagrebit për përparimin e vendeve të rajonit drejt anëtarësimit të plotë drejt BE-së. Ashtu si edhe Kroacia është një model për vendet e tjera të rajonit për t’u ndjekur.
Në deklaratën e Zagrebit udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Shteteve të tij Anëtare, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord përpos vazhdimësisë së bashkëpunimit në kuadër të përballimit të sfidave të krijuara nga pandemia globale COVID-19 duke mbështetur ekonomitë e vendeve të rajonit gjithashtu BE u zotua “të rrisë më tej angazhimin e saj në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit”. Në këmbim BE kërkoi ‘zotimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve evropiane dhe kryerjen e reformave të nevojshme në mënyrë të thellë dhe të fuqishme’.
Në deklaratë palët zotohen të forcojnë bashkëpunimin edhe në tematika të tjera si në ‘përballjen me dezinformimin dhe aktivitetet e tjera hibride’, ‘ bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë’, ‘luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit’, ‘ ‘sfidat e emigracioni’t apo në fushën e ‘Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë’.Deklarata-e-Zagrebit-2Download
Eunews.al