×
Friday, April 12, 2024

Samiti i investimeve në Londër/ Rama: Investitorët e huaj duhet të vijnë në Shqipëri

February 26, 2024


Investitorët e huaj duhet të zgjedhin Shqipërinë për të hedhur paratë e tyre. Kjo ka qenë këshilla e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Investimeve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër i cili mblodhi krerët e qeverive nga Ballkani Perëndimor.

“Shqipëria ka ndryshuar shumë, nga një vend i stigmatizuar si një vend jo sigurtë në një vend që vitin e kaluar arriti 10 milionë turistë thuajse trefishi i popullsisë. Sot kemi diversifikuar burimet energjetik dhe po prodhojmë gjithmonë e më tepër energji nga era. Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshoi edhe në kohën e krizës dhe mbetet ndër më të ultit në rajon.. Borxhi jonë publik ka shkuar në një nivel historik,në nvielin 59,2% në fund të 2023 nga 60% që parashikohej. Pra pyetja pse investitorët seriozë duhet të hedhin paratë e tyre në Shqipëri?Përgjigja e thjeshtë është se nëse nuk e bëjjnë ata do e bëj dikush tjetër.” Presidentja e BERZH premtoi më shumë investime në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi promovuar integrimin e këtij rajoni duke mbështetur projekte të rëndësishme infrastrukturore, si për shembull lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi. Gjithashtu një rëndësi të madhe ka dhe mbështetja për të qenë pjesë e tregut të përbashkët. Po bëjmë të pamundurën që të aktivizojmë dhe më shumë investime për rajonin duke qenë se ky i fundit ka shumë kapacitet për të tërhequr këto investime. Një rol kyç kanë energjia diellore dhe ajo e erës të cilat mbeten objektiva të rëndësishme. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili ka investuar mbi 18 miliardë euro deri më sot”

Komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhellyi tha se janë planifikuar 6 miliardë euro për rajonin

“Në fokus është thellimi i integrimit ekonomik dhe rritja e fondeve. Momentalisht janë planifikuar 6 miliard euro për reforma në mbështetje të këtyre tre pikave. Objektivi kryesor është lehtësimi i integrimit të vendeve në tregun e përbashkët Ndërkohë që do të shpërndahen dhe 13 miliard euro për investime në të ardhmen.”



Comments are closed.