Samit BE-SHBA në kuadër të udhëtimit të parë jashtë vendit të Biden



Njëzet e shtatë drejtuesit e Bashkimit Europian do të takohen me presidentin amerikan, Joe Biden në Bruksel për një samit BE-SHBA në qershor, njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Takimi do të jetë pjesë e udhëtimit të parë jashtë vendit të presidentit amerikan, që do të vazhdojë në Britaninë e Madhe dhe në Belgjikë.
Udhëtimi i Biden do të përfshijë një ndalesë në jugperëndim të Anglisë për një samit të G7, i cili zhvillohet nga 11-13 qershor.
“Ne kemi shumë për të bërë së bashku, nga ndryshimi i klimës në shëndetësi, nga tregtia dhe multilateralizmi te sfidat gjeopolitike”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Biden do të pritet gjithashtu në kryeqytetin belg për një samit të NATO-s më 14 qershor, por as Von der Leyen dhe as presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel nuk specifikuan kur do të mbahej samiti BE-SHBA.
Drejtuesit e BE-së do të mblidhen gjithashtu për një samit, të njoftuar së fundi më 25 maj”, deklaroi zëdhënësi i presidentit të Këshillit Europian, Barend Leyts, në Twitter.
Eunews.al

