Sali Berisha del hapur: Gati të rikthehem si Kryeministër!



Nga ‘Rogner’ ku mbajti jashtë radhe një konferencë për mediat, Sali Berisha deklaroi ambicien e tij për t’u rikthyer si kryeministër i Shqipërisë.
Ai shoqërohej në tryezë nga Floriana Garo, ish-zëdhënësja e fushatës së Lulzim Bashës. Por Berisha tha se Garo që dikur ka marrë pjesë në konkurse bukurie, tashmë është drejtoresha e tij e Komunikimit.
“Para se të filloj kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e Komunikimit të kësaj nisme historike, që synon rivendosjen e pluralizmit, fitoren e Partisë Demorkatike dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë” – tha ai.Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Në këtë konferencë, Berisha mbështetet nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Albana Vokshi etj.Sot, pritet të dorëzohen edhe 4200 firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Eunews.al

