×
Tuesday, November 12, 2024

Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe?

July 22, 2020


Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po rriten. Ankaraja dëshiron të zgjerojë zonat e saj detare. A mund të legjitimohen këto pretendime nga e drejta ndërkombëtare?

Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.

Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor. Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.

Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqje prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.

Parimi i “fairness”

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit. Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth. Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.

Prof. Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare

Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück. Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”. Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.

Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?

Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz. Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara. Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”. Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.

Symbolbild Zypernkonflikt (picture-alliance/dpa/J. Kalaene)

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.

Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.

Një zgjidhje e mundshme

Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje. Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.

Flash-Galerie Größte Ölkatastrophen Ölbohrinsel IXTOC I (AP)

Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjejes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin. Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments