Rutte: Subvencionet e Fondit të Rimëkëmbjes së BE nën kushte të rrepta



Subvencionet e Fondit të Rimëkëmbjes duhet të sjellin kushte shumë të rrepta, kjo është e vetmja mënyrë për t’i pranuar ato, theksoi kryeministri holandez, Mark Rutte gjatë një fjalimi në Parlamentin kombëtar.
“Subvencionet mund të sigurohen vetëm nëse bëhen reforma serioze. Por unë nuk mendoj se kjo ide do të pranohet”, shtoi Rutte.
“Përgjigjet e marra deri tani nga drejtuesit e tjerë të Bashkimit Europian nuk më bëjnë të shpresoj për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë samitit që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën”, nënvizoi Rutte.
Të hënën, kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e pasigurtë që drejtuesit europianë të 27 vendeve të arrinin një marrëveshje këtë javë.
“Rruga që kemi për të bërë është shumë e gjatë”, theksoi ajo përkrah kryeministrit italian, Giuseppe Conte.
Eunews.al

