×
Tuesday, December 16, 2025

Rusia urdhëron armëpushim në dy qytete ukrainase për t’i lejuar banorët të largohen

March 5, 2022


Ushtria ruse ka urdhëruar një armëpushim në qytetet Mariupol dhe Volnovakha në mënyrë që banorët të mund të largohen përmes korridoreve humanitare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Interfax duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Korridoret humanitare dhe rrugët e daljes janë koordinuar me palën ukrainase”, sipas raportit të ministrisë.

“Duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës, pala ruse shpall një armëpushim dhe hap korridoret humanitare për civilët që të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha”, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Eunews.al




Comments are closed.