×
Friday, October 11, 2024

Rusia paralajmëron për pasoja globale pas ndalimit të importeve të naftës ruse nga SHBA-ja

March 8, 2022


Moska ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të ndaluar të gjitha importet e naftës së papërpunuar nga Rusia duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja globale.

“Presioni i sanksioneve amerikane ndaj Rusisë ka kaluar prej kohësh të gjithë kufijtë në kuptimin politik dhe ekonomik. Si zakonisht, Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë për faktin se kufizimet janë gjithmonë një armë me dy tehe”, shkroi ambasada ruse në Uashington në faqen e saj në Facebook.

“Është e qartë se refuzimi i burimeve tona do të çojë në luhatje të konsiderueshme të energjisë në tregjet globale. Kjo do të ndikojë negativisht në interesat e kompanive dhe konsumatorëve, kryesisht në vetë Shtetet e Bashkuara”, sipas deklaratës.

Ambasada theksoi se “Rusia ka variante të tjera ku të ridrejtojë produktet e saj me cilësi të lartë dhe konkurruese”. 




Comments are closed.