×
Wednesday, October 16, 2024

Rusia lëshon një raketë të re hipersonike në Ukrainë 

March 20, 2022


Forcat ajrore ruse kanë përdorur një raketë të re hipersonike për herë të parë në Ukrainë, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes duke shënuar potencialisht një përshkallëzim të ri në sulmin ndaj fqinjit të saj.

Moska tha se raketa “Kinzhal” – ose “Dagger” – ajër-tokë shkatërroi një depo municionesh nëntokësore në jugperëndim të Ukrainës.

”Sulmi në rajonin Ivano-Frankivsk shënon gjithashtu vendosjen e parë të raketës në luftime”, tha kjo ministri.

Raketat ”Kinzhal” lëshohen nga avionët luftarakë MiG-31 dhe, sipas Rusisë, mund të godasin objektiva deri në 2 000 kilometra larg.

Raketat hipersonike tejkalojnë shpejtësinë e zërit disa herë dhe fluturojnë me më shumë se 6 000 kilometra në orë.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria ukrainase në Kiev dhe pretendimi i Moskës nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.




Comments are closed.